Oferta nga Gjermania dhe Italia, 10 milionë euro për shqiptarin

Futboll

Oferta nga Gjermania dhe Italia, 10 milionë euro për shqiptarin

Më: 30 maj 2025 Në ora: 11:09
Ernest Muçi

Ernest Muçi mund të ndryshojë ambient gjatë merkatos së verës.

Sulmuesi ka disa oferta nga ekipe të tjera dhe Besiktas konsideron shitjen e tij.

Skuadra turke për të lënë të lirë shqiptarin kërkon jo më pak se 10 milionë euro.

Shumë kjo që turqin kërkojnë të rifitojnë pas blerjes së tij në 2024 nga Legia.

Siç dihet kontrata e Muçit me Besiktas përfundon në verën e 2027 dhe në këtë mënyrë, turqit synojnë të përfitojnë nga shitja e tij.

Nga aventura e tij turke, ish-i i Tiranës ka luajtur në 54 ndeshje, ku ka mundur të shënojë 11 gola dhe të dhurojë edhe 4 asiste..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat