PSG në histori
PSG është në piedestalin më të lartë evropian!
PSG është kampion i Evropës, për herë të parë në histori.
Skuadra franceze e ka shkatërruar me lojë e rezultat 5:0 Interin në finalen e madhe që u luajt para 75 mijë shikuesve në “Allianz – Arena” në Munih.
PSG - Interi 5:0
Stadiumi Allianz – Arena” në Munih
Shikues: 76.000.
Gjyqtar: I. Kovacs (Rumania).
Shënues: Hakimi (12'), Doue (20' e 64'), Khvicha Kvaratskhelia (73') e 87' Mayulu (87').
Kartona të verdhë: Doue - Zalewski, Thuram, Acerbi.
PSG: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Mendes )Hernandez 78'); João Neves (Mayulu 84'), Vitinha, Fabián Ruiz (Mayulu 84'); Doue (Barcola 66'), Dembélé, Kvaratskhelia
Inter: Sommer; Pavard (Bisseck 54' - Darmian 62'), Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Çalhanoglu (Asllani 70'), Mkhitaryan (Carlos Augusto 62'), Dimarco (Zalewski 54'); Thuram, Martinez.
Interi nuk ishte as hija që pritej në finalen e Champions League.
Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, gjatë do të ketë në kujtesë këtë debakël, ndërsa homolugu i tij, Luis Enrique, do të kujtojë gjatë këtë fitore spektakolare.
Në minutën e 12-të, mbrojtja e Interit e përgjumur, ndërsa Doue si me milimetër e gjeti të vetmuar Achraf Hakimi i cili nga afërsia tundi portën e portierit Sommer.
Në minutën e 20-të, futbollisti Desire Doue me goditje të fortë ka shënuar për 2:0 paksa i devijuar edhe nga Dimarco.
Desire Doue në minutën e 64-të futet në 16-sh e me goditje të fortë e përtoke thellon rezultatin në 3:0.
Në minutën e 70-të Kristjan Asllani futet në lojë por asgjë nuk mundi të bëjë në fanellën e Interit karshi PSG-së superiore.
Në minutën e 73-të Khvicha Kvaratskhelia del i vetmuar e shënoi për 4:0.
Në minutën e 87-të Mayulu thellon rezultatin në 5:0.