Përballja Shqipëri – Serbi, bastet thonë “fjalën” e tyre

Futboll

Përballja Shqipëri – Serbi, bastet thonë “fjalën” e tyre

Më: 3 qershor 2025 Në ora: 11:06
Serbi - Shqiperi, foto nga dueli ne vitin 2014

Shqipëria do të luajë 1 nga ndeshjet më të rëndësishme të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026, teksa me 7 qershor do të përballet me Serbinë në “Arenën Kombëtare”, ora 20:45

Një sfidë e cila ka marrë vëmendjen kryesore të të gjithë shqiptarëve.

Për shkak edhe të historisë ndër vite të 2 skuadrave, në kryeqytet do të jetë një “luftë” sportive për fitoren.

Pavarësisht se jemi 10 ditë para kësaj përballjeje, bastet kanë “thënë” fjalën e tyre.

Serbia shihet si favorite, teksa kuotohet me 2.

Ndërkohë fitorja e mundshme e kuqezinjve vlerësohet me 3.8, ndërsa barazimit 3.1. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat