Carrick shkarkohet nga Middlesbrought

Futboll

Carrick shkarkohet nga Middlesbrought

Më: 4 qershor 2025 Në ora: 14:32
Michael Carrick

Michael Carrick është larguar nga posti i trajnerit te skuadra e Middlesbrought.

Ish-futbollisti i Manchester Unitedit nuk është më trajner i klubit nga Championship, ku qëndroi nga viti 2022.

43 vjeçari gjatë këtij sezoni udhëhoqi klubin e tij në 46 ndeshje, ku shënoi 18 fitore, humbi 18 ndeshje dhe barazoi në 10 prej tyre.

Rolin e trajnerit e nisi te Manchester Unitedi në vitin 2021, kur iu lirua pozita nga Ole Gunnar Solskjaeri dhe qëndroi një muaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat