A po e përgatisin këtë shqiptarët për serbët në ndeshjen në Tiranë? Media serbe e quan befasi

Futboll

A po e përgatisin këtë shqiptarët për serbët në ndeshjen në Tiranë? Media serbe e quan befasi

Nga: K.G. Më: 6 qershor 2025 Në ora: 21:30
Shqiponja dykrenare

Shqipëria dhe Serbia do të ndeshen nesër (20.45) në kualifikueset për Kampionatin Botëror.

“Siç thekson "Sport Express" nga Tirana, ekipi kombëtar serb i futbollit sigurisht që nuk do të jetë ‘nën sulm nga një dron’, siç ndodhi dikur në Beograd, por një befasi e pret atë”, shkarravit mediumi serb “Veçernj Novosti”.

Një hologram po përgatitet për serbët në Shqipëri?

"Por a mund të ketë ndonjë befasi të re nga tifozët shqiptarë si në natën e Beogradit? 

Ai vit, 2014, ishte një kohë tjetër, dhe dronët tani quhen 'të modës së vjetër'”, shkruan më tej.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat