Granit Xhaka zëvendësues i rejinders te Milani?

Futboll

Granit Xhaka zëvendësues i rejinders te Milani?

Më: 7 qershor 2025 Në ora: 11:16
Granit Xhaka

Tijjani Rejinders është një hap larg Manchester Cityt.

Kanë mbetur edhe disa detaje të vogla, që mesfushori holandez të nënshkruaj me skuadrën angleze.

Milan nga shitja e tij pritet të përfitojë 55 milionë euro, plus 15 milionë euro bonuse.

Me këto para, Drejtori Sportiv i kuqezinjëve, Igli Tare synon të sjell në ”San Siro” mesfushorin kosovar, Granit Xhaka.

Ai ka një kontratë me Leverkusen deri më 30 qershor 2028.

Transferimi i Xhakës mund ti kushtoj Milanit midis 15 dhe 20 milionë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat