​Anglia forcon pozitën e liderit në grupin me Shqipërinë

Futboll

​Anglia forcon pozitën e liderit në grupin me Shqipërinë

Më: 7 qershor 2025 Në ora: 20:18
Ilustrim

Ekipi i Anglisë në futboll ka shënuar fitore minimale ndaj Andorrës me rezultatin 1:0, duke ruajtur pozitën e liderit në grupin K kualifikues për Botërorin 2026.

“Tre Luanët” zhvilluan ndeshje të dobët në Barcelonë, duke arritur fitore me golin e kapitenit Harry Kane në minutën e pesëdhjetë.

Thomas Tuchel është trajneri i parë i Anglisë që fiton tri ndeshjet e para zyrtare në krye të ekipit pa pësuar gol, raporton KosovaPress.

Anglezët kryesojnë tabelën me nëntë pikë nga tri ndeshje të zhvilluara, pasuar nga Shqipëria e dyta me tri pikë, por një ndeshje më pak. Letonia renditet e treta me tri pikë, Andorra e Serbia pa pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat