Kombëtarja shqiptare favorit sipas basteve

Futboll

Kombëtarja shqiptare favorit sipas basteve

Më: 10 qershor 2025 Në ora: 14:42
Kombëtarja shqiptare

Në orën 20:45 e gjithë vëmendja e tifozëve shqiptarë do të jetë në Riga, aty ku do të luajë

Kombëtarja shqiptare ndaj Letonisë. Takim që është i vlefshëm për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Një takim ku ekipi i drejtuar nga Sylvinho do të hyjë në fushë vetëm për fitoren, në fakt është i vetmi rezultat që do t’iu bënte punë në rrugëtimin e tyre drejt Kupës së Botës.

Kështu edhe kompanitë e basteve kanë thënë fjalën e tyre para kësaj përballjeje.

Padiskutim që favorit për fitoren është Kombëtarja shqiptare, e cila kuotohet me 1.70, ndërsa një fitore e mundshme e letonezve kuotohet me 5.0. Ndërkohë barazimi 3.70.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat