Napoli - De Bruyne, një hap larg

Futboll

Napoli - De Bruyne, një hap larg

Më: 10 qershor 2025 Në ora: 19:24
Kevin De Bruyne

Kevin De Bruyne është një hap larg të qenit lojtar i ri i Napolit.

Palët kanë arritur një marrëveshje të plotë dhe kontratat janë miratuar. Ajo që mungon tani është firma e mesfushorit belg, por është çështje orësh.

Kështu, De Bruyne do të jetë në Itali deri në fund të kësaj jave për firmën dhe vizitat mjekësore. Më pas, pas disa javësh pushimesh, ai do t’i bashkohet zyrtarisht kampionëvetë Italisë.

Operacioni është në një fazë të avancuar, hapi tjetër do të jenë ekzaminimet mjekësore, të cilat do të zhvillohen deri në fund të kësaj jave.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, marrëveshja me De Bruyne do të zyrtarizohet së shpejti, duke shënuar një blerje shumë të rëndësishme për Napolin përpara sezonit të ardhshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat