Gyokeres flet rreth të ardhmes së tij pas zërave për largim

Futboll

Gyokeres flet rreth të ardhmes së tij pas zërave për largim

Më: 12 qershor 2025 Në ora: 23:33
Viktor Gyokeres

Lojtari i Sportin Lisbonës, Viktor Gyokeres, është deklaruar për herë të parë pas zërave rreth largimit të tij nga klubi portugez.

Gyokeres përmes një reagimi në rrjetin e tij social “Instagram” tha se për të ardhmen e tij do të flasë kur të vijë koha.

“Ka shumë zëra në këto momente, shumica prej tyre janë të rreme. Do flas kur të vijë koha e duhur”, tha Gyokeres.

Për shërbimet e lojtarit të Sportingut interesim kanë shfaqur dy klubet e mëdha angleze, Arsenali dhe Manchester Unitedi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat