Shpallet lojtari i ndeshjes

Futboll

Shpallet lojtari i ndeshjes

Më: 15 qershor 2025 Në ora: 10:34
Oscar Ustari

Ka pëfunduar pa gola ndeshja hapëse e Kupës së Botës për Klube, mes Al Ahlyt dhe Inter Miamit.

Rezultati përfundimtar në ”Hard Rock Stadium” në Miami të ShBA-së, ishte i barbartë 0-0.

E meritat kryesore që Inter Miamia arriti të marr një pikë nga kjo ndeshje, i ka portieri argjentinas, Oscar Ustari.

38-vjeçari ishte ”hero”, pasi priti penalltin e sulmuesit egjiptian, Trezeguet.

Pikërisht Ustari, me plot meritë e fitoi edhe çmimin kryesor, atë të lojtarit të ndeshjes, ku përpos penalltis priti edhe disa gjuajtje tjera, duke mos lejuar topin të futet në rrjetë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat