Real Madrid është një hap para klubeve të tjera

Futboll

Real Madrid është një hap para klubeve të tjera

Më: 15 qershor 2025 Në ora: 21:22
Perez

Real Madrid ka qenë padyshim ekipi më aktiv deri tani në merkaton verore, ku madrilenët kanë siguruar transferimin e Dean Hujisen, Alexander-Arnold si dhe talentin argjentinas, Franco Mastantuono.

Përveç transferimeve të kushtueshme, Real Madrid është nga të paktat klube, për të mos thënë i vetmi, që ka aftësinë për të transferuar yje të futbollit botëror falas, rasti më i fundit ai i Alexander-Arnold.

Sipas “Marca”, klubi madrilen nuk heq dorë nga kjo strategji e veçantë dhe ka “siguruar” sipas raportimeve deri tani dy yje të tjerë nga Premier League, të cilët do të vijnë falas verën e ardhshme.

I pari është qendërmbrojtësi i Liverpool, Ibrahima Konate, kontrata e të cilit me kampionin e Anglisë skadon pikërisht verën e ardhshme dhe ai nuk pranon të rinovojë. Arsyeja? Real Madrid.

Klubi madrilen duket se ka gjetur gjuhën e përbashkët me francezin dhe ai do vijë në Madrid si lojtar i lirë, pas një viti.

Po ashtu përflitet për të njëjtën strategji edhe për mesfushorin e Arsenal, Myles Lewis-Skelly, i cili është vetëm 18 vjeç dhe konsiderohet si një futbollist me të ardhme të madhe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat