Ky është kryetrajneri i ri i Baselit që ka kapiten Xherdan Shaqirin

Futboll

Ky është kryetrajneri i ri i Baselit që ka kapiten Xherdan Shaqirin

Nga: K. Goca Më: 17 qershor 2025 Në ora: 20:09
Ludovic Magnin

Kryetrajneri i ri i Baselit është Ludovic Magnin (46 vjeç).

“Ludovic Magnin (46) nuk mund t'i kishte planifikuar pushimet e tij më mirë.

Ndërsa spekulimet për nënshkrimin e tij me FC Basel vazhduan për ditë të tëra në Zvicër, ish lojtari nga Vaud ishte i rehatuar në një ishull grek”, shkruan mediumi zviceran “Blick”.

 "Kjo më lejoi t'u përgjigjem të gjitha pyetjeve duke thënë se isha me pushime", shpjegoi kryetrajneri i ri i FC Baselit në prezantimin e tij të martën.

"Kur vjen në Basel, presioni është gjithmonë i lartë, pavarësisht sezonit të kaluar.

Por nëse e bën këtë punë, duhesh të jesh në gjendje ta përballosh atë", thotë Magnin.

Kapiten i Baselit është Xherdan Shaqiri, ku luajnë edhe dy shqiptarë Leon Avdullahu dhe Albian Ajeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat