Drita mëson kundërshtarin e radhës nëse e kalon pengesën e parë në Champions

Futboll

Drita mëson kundërshtarin e radhës nëse e kalon pengesën e parë në Champions

Më: 18 qershor 2025 Në ora: 12:35
Drita

Skuadra e Dritës ka mësuar kundërshtarin e radhës në para-kualifikueset për në Champions League për sezonin 2025/26.

Kampioni i Kosovës në rast se e kalon Differdange nga Luksemburgu do të ketë punë me një ekip të fortë.

Si kundërshtar të radhës, Drita do ta ketë Copenhagenin nga Danimarka.

Skuadra tjetër shqiptare, Egnatia në rast se e kalon Breidablikin e Islandës, do të luajë ndaj Lech Poznan.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat