Trent Alexander-Arnold pas debutimit me Realin: Moment krenarie

Futboll

Trent Alexander-Arnold pas debutimit me Realin: Moment krenarie

Më: 19 qershor 2025 Në ora: 14:23
Trent Alexander-Arnold

Mesfushori anglez Trent Alexander-Arnold, të mërkurën mbrëma ka debutuar te Real Madridi në barazimin 1-1 ndaj Al Hilal, ndeshje kjo e luajtur në kuadër të Kupës së Botës të Klubeve.

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit u u shpreh i emocionuar dhe krenar për këtë hap të rëndësishëm në karrierën e tij.

“Moment krenarie për mua. Jam shumë i lumtur që debutova. Është diçka që të gjithë futbollistët ëndërrojnë në jetë”, ka thënë Arnold.

Megjithatë, Alexander-Arnold nuk e fshehu as zhgënjimin për rezultatin e barabartë.

“Jam jashtëzakonisht krenar, por padyshim që ka edhe pak zhgënjim. Kur luan për Real Madridin, ke mentalitetin që dëshirosh të fitosh çdo ndeshje”, ka theksuar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat