Bota u shokua sot me vdekjen e tij, kush ishte emri i madh i futbollit?

Futboll

Bota u shokua sot me vdekjen e tij, kush ishte emri i madh i futbollit?

Më: 3 korrik 2025 Në ora: 11:09 Përditësuar në ora: 14:23 më 03.07.2025
Diego Jota

Jota po udhëtonte drejt portit për të marrë tragetin drejt Anglisë

“CNN Portugal” ka zbuluar një tjetër fakt në lidhje me atë çfarë ndodhi në Spanjë në orët e para të ditës së sotme. Sipas medies në fjalë lojtarit i ishte këshilluar nga mjekët që të mos merrte avionin për tu kthyer në Angli pasi vetëm pak ditë më parë kishte bërë një ndërhyrje në mushkri.

“Ishte rrugës për në veri të Spanjës ku e priste një traget në portin e Santanderit pasi do të udhëtonte në rrugë detare drejt Anglisë. Ishte nisur së bashku më të vëllanë me destinacion Liverpulin”, zbuloi “CNN Portugal”.

Një tjetër gazetar portugez, Victor Pinto, pohoi për “CMTV channel” se: “Diogo Jota shpesh herë udhëtonte drejt Anglisë me makinë pasi kishte probleme në mushkëri dhe fluturimet e shqetësonin.

Nuk kishte asgjë serioze, por ai edhe herë të tjera kishte preferuar që të merrte një traget që lidh veriun e Spanjës me jugun e Anglisë”.

Fotot e tmerrshme

Fotot e tmerrshme që dokumentojnë aksidentin tragjik në Spanjë, në kilometrin 65 të autostradës A‑52 (jo A‑53, si u përmend gabimisht), pranë Cernadilla, Zamora, nga i cili humbën jetën Diogo Jota, sulmuesi i Liverpoolit dhe kombëtares portugeze, dhe vëllai i tij André.

Pamjet tregojnë makinerinë e dëmtuar rëndë pas përplasjes dhe flakët që e rrethuan në çastet e para pas ngjarjes. Aksidenti, sipas autoriteteve, lindi pas një shpërthimi gomash gjatë një manovre parakalimi. Për pasojë, automjeti doli nga rru

ga dhe mbeti i rrethuar nga flakët, duke mos lejuar shpëtimin e personave brenda.

Zjarrfikësit e prefekturës Zamora u përballën me një situatë jashtëzakonisht të rëndë, një mjet totalisht i shkrumbuar dhe dy trupat pa jetë brenda.

Diogo Jota ishte martuar vetëm para 11 ditësh

Viti 2025 ishte duke ecur për mrekulli për Diogo Jotan.

Ylli portugez ishte shpallur kampion i Anglisë me Liverpoolin në muajin maj, ndërsa në muajin qershor e kishte fituar Ligën e Kombeve me Portugalinë.

E pikërisht muajin e kaluar i kishte dhënë fund edhe beqarisë.

Më 22 qershor, 28 vjeçari ishte martuar me partneren e tij, Rute Cardoso, ndërsa i kishte bërë dy postime.

Zbulohet shkaku i aksidentit që e la të vdekur yllin e futbollit

Diogo Jota dhe vëllai i tij, Andre Silva u ndanë nga jeta mbrëmë pas një aksidenti të tmerrshëm trafiku të pësuar në Spanjë.

Garda Civile Spanjolle ndërkohë i ka zbuluar edhe shkaqet e aksidentit fatal, i cili ndodhi në Zamora të shtetit iberik.

Vetura e futbollistëve doli nga rruga dhe mori flakë, ndërsa si pasojë vdiqën dy vëllezërit.

“Informacioni që kemi deri më tani është se makina, e cila ishte një Lamborghini, u përfshi në një aksident rrugor dhe doli nga rruga për shkak të shpërthimit të një gome gjatë tejkalimit”, njofton fillimisht Garda Civile Spanjolle.

“Ishte në orët e para të mëngjesit, ora 00:30, në komunën e Cernadillës në provincën e Zamorës. Makina u përfshi nga flakët dhe dy personat në të humbën jetën”, njoftoi tutje Garda Civile Spanjolle.

Bota u shokua sot me vdekjen e tij, kush ishte emri i madh i futbollit?

Futbolli u shokua sot pasi u dha lajmi për vdekjen e yllit të Liverpoolit, Diogo Jota.

Por, kush ishte në të vërtetë futbollisti portugez, i cili kishte dhënë kontribut në sukseset e “Reds” në vitet e fundit.

Diogo Jota, 28 vjeç, ishte pjesë e Liverpoolit nga viti 2020 kur ishte transferuar nga Wolverhampton për 44,7 milionë euro.

Nga ajo kohë, me “Reds” i ka zhvilluar 182 ndeshje dhe i ka realizuar 65 gola, ndërsa i kishte bërë edhe 26 asistime.

Në këtë periudhë ai i kishte fituar tre trofe me “Të Kuqtë”: Një Premierligë (2024/25), një FA Cup (2021/22) dhe një Kupë të Ligës (2021/22).

​Përfaqësuesi portugez e kishte një eksperiencë të shkurtër edhe në Atletico Madrid.

“Los Rojiblancos” e kishin transferuar atë nga Paços Ferreira në vitin 2016 për 7 milionë euro.

Kishte shënuar në një ndeshje miqësore kundër Crotones (0:2), por nuk kishte debutuar asnjëherë në një ndeshje zyrtare.

Në të njëjtën verë ishte huazuar në Porto.

Atje e kishte treguar veten për t’u shitur më pas në vitin 2018 për 14 milionë euro në Wolverhampton, prej nga më pas kishte shkuar në Liverpool.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat