Reagon edhe Armando Broja

Futboll

Reagon edhe Armando Broja

Më: 3 korrik 2025 Në ora: 11:55
Diogo Jota - Armando Broja

Bota e futbollit dhe jo vetëm, ditën e sotme u tronditën nga lajmi i ndarjes nga jeta të Diogo Jota.

28-vjeçari u përfshi në një aksident automobilistik, ku as përplasjes makina me të cilën po udhëtonte u përfshi në flakë.

Fatkeqësisht së bashku me Jota, ka ndërruar jetë edhe vëllai i tij, Andre Silva, i cili ndodhej në makinë. Për ndarjen e parakohshme nga jeta të Jotas, ka reaguar edhe Armando Broja.

Sulmuesi shqiptar ka bërë një postim në “Insta-Story” për Jota, ku ka shprehur dhimbjen e tij për vdekjen e parakohshme të sulmuesit të Liverpool.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat