Luajti për kombëtaren shqiptare, mesfushori largohet nga Partizani

Futboll

Luajti për kombëtaren shqiptare, mesfushori largohet nga Partizani

Më: 4 korrik 2025 Në ora: 23:03
Herolind Shala

Rrugëtimi mes Herolind Shalës dhe Partizanit ka përfunduar. Mesfushori që bëri 5 paraqitje me kombëtaren shqiptare është larguar përfundimisht nga “Demat e Kuq”.

Lajmi është komunikuar nga vetë klubi kryeqytetas përmes një mesazhi në faqen zyrtare. Herolind Shala zhvilloi vetëm dy ndeshje me të kuqtë, një në Superiore dhe një në Kupën e Shqipërisë.

“Partizani zyrtarizon përfundimin e bashkëpunimit me Herolind Shalën.

Mesfushori dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me konsensus kontratën mes tyre.

Partizani dëshiron të falenderojë Herolind Shalën që ishte pjesë e familjes së kuqe duke i ururar njëkohësisht suksese në karrierë.”, shkruan Partizani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat