Teuta pranë akordit me një mbrojtës dhe një mesfushor

Futboll

Teuta pranë akordit me një mbrojtës dhe një mesfushor

Më: 5 korrik 2025 Në ora: 13:43
Pamje nga ndeshja

Teuta pritet që ditën e sotme të zyrtarizojë Enkeleid Dobit si trajner të skuadrës, ndërsa kanë bërëq gati edhe disaa afrime të rëndësishme.

Pas marrëveshjes së arritur me Florian Përgjonin dhe Gentian Selmanin, durrsakët kanë “peshkuar” te një tjetër rival në Superiore.

Këtë herë te Dinamo, ku kanë “piketuar” një mbrojtës dhe një mesfushor. Bëhet fjalë për Rustem Hoxhën dhe për Ardit Tolin.

I pari luan si mbrojtës, teksa ka përfunduar kontratën me “Blutë”. Kalimi për të në Durrës është një rikthim, pasi siç dihet në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e “Djemve të Detit”.

Ndërkohë mesfushori është i larguari i radhës nga “Blutë” dhe me shumë gjasa do t’u bashkohet durrsakëve për sezonin e ri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat