Edon Zhegrova në llupën e skuadrës së madhe turke

Futboll

Edon Zhegrova në llupën e skuadrës së madhe turke

Më: 6 korrik 2025 Në ora: 16:05
Edon Zhegrova

Edon Zhegrova do të largohet nga Lille gjatë këtij afati kalimtar.

Dhe duket se kosovari ka gjetur edhe klubin e tij të radhës, ku pritet të jetë destinacioni i tij i radhës, Turqia

Sipas raportimeve në mediat turke, Fenerbahçe ka filluar përgatitjet për përforcimin e lojtarëve dhe në agjendën e tyre është edhe ylli Edon Zhegrova.

Fenerbahçe, e cila ka shtuar kontaktet për transferimin e sulmuesit të krahut të djathtë, ka edhe lojtarë të tjerë në listën e tyre.

Bëhet e ditur se Lille kërkon një tarifë prej rreth 25 milionë eurosh për Zhegrovën, derisa oferta e parë e ekipit të verdhë pritet të jetë rreth 20 milionë euro.

Është pohuar se Edon Zhegrova mezi pret të vijë te Fenerbahçe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat