Man City do t’i përfitojë mbi 1 miliard euro

Futboll

Man City do t’i përfitojë mbi 1 miliard euro

Më: 16 korrik 2025 Në ora: 11:25
Haaland

Manchester City do të përfitojë jashtëzakonisht shumë nga “Puma”.

“Citizens” në fakt e kanë nënshkruar një kontratë rekorde me kompaninë e njohur të veshmbathjeve.

Mediumi britanik “Mirror” raporton se “Qytetarët” do t’i përfitojnë nga 100 milionë funte në vit, respektivisht 115 milionë euro nga marrëveshja e sapo nënshkruar.

Palët kanë nënshkruar kontratë për 10 vjet, që nënkupton se klubi anglez do t’i përfitojë mbi 1 miliard euro nga kjo marrëveshje, e cila është rekorde sa i përket njërës prej ligave më të forta në botë – Premierligë.

Kjo shumë e kalon marrëveshjen paraprake vjetore të Cityt, e cila vlente 65 milionë funte, më saktësisht 75 milionë euro, e nënshkruar në vitin 2019.

Kështu, marrëveshja e re e “Citizens” e kalon kontratën aktuale që e ka rivali lokal, Manchester United me kompaninë tjetër të veshmbathjeve, “Adidas”, që vlen 90 milionë funte në vit (103 milionë euro) 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat