Sarajeva zyrtarizon lojtarin shqiptar

Futboll

Sarajeva zyrtarizon lojtarin shqiptar

Nga: K.G. Më: 16 korrik 2025 Në ora: 23:54
Futbollisti Agon Elezi

Futbollisti Agon Elezi i bashkohet skuadrës me renome boshnjake, Sarajevës.

Sarajeva ka prezantuar futbollistin.

Mesfushori 24-vjeçar nënshkroi kontratë me klubin deri në verën e vitit 2028.

“Elezi ka shkëputur kontratën me klubin gjerman Bochum, ndërsa arrin në Sarajevë si lojtar i lirë, i gatshëm për një kapitull të ri në karrierën e tij.

Ky mesfushor qendror e kaloi gjysmën e fundit si huazim te HNK Gorica, ndërsa më parë ka luajtur për Varazhdinin, Skënderbeun, Vëlazërimin, dhe te skuadra franceze Caen.

Ai është ngritur në radhët e KF Shkupit dhe luan për kombëtaren e Maqedonisë së Veriut”, njofton Sarajeva.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat