Gazetari italian: Parma interesohet për lojtrarin shqiptar

Futboll

Gazetari italian: Parma interesohet për lojtrarin shqiptar

Më: 19 korrik 2025 Në ora: 11:36
Armando Broja

Armando Broja pritet të ndryshojë ambient gjatë afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi shqiptar mund të përfundojë në Serie A të Italisë, sipas raportimeve.

Gazetari italian, Nicolo Schira raporton se Parma ka shprehur interesim për sulmuesin e Chelseat.

Broja nuk arriti ta gjente veten te Chelsea, me disa huazime dhe pengesat që i pati në lëndime, duke mos e arritur asnjëherë atë potencialin e madh që e pati.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat