Titullar i Kombëtares, mesfushori shqiptar vendos përfundimisht për të ardhmen

Futboll

Titullar i Kombëtares, mesfushori shqiptar vendos përfundimisht për të ardhmen

Më: 20 korrik 2025 Në ora: 10:13
Qazim Laçi

Qazim Laçi do e vazhdojë karrierën te Rizespor. 

Klubi turk ka arritur akordin me Spartën e Pragës, ndërsa së shpejti pritet zyrtarizimi i mesfushorit të Kombëtares.

29-vjeçari është titullar i Kombëtares prej kohësh. Në Turqi do të luajë për herë të parë, ndërsa klube të tjera të elitës ishin interesuar për të.

Laçi largohet nga Sparta e Pragës pas 113 ndeshjesh.

Gjatë kësaj kohe shënoi gjashtë gola dhe asistoi 18 të tjerë.

Mesfushori shqiptar ishte ndër më të vlerësuarit e skuadrës. Tashmë është gati për tjetër aventurë pas kalimit të testeve mjekësore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat