Përgatitjet për sezonin e ri, Teuta niset drejt Polonisë

Futboll

Përgatitjet për sezonin e ri, Teuta niset drejt Polonisë

Më: 27 korrik 2025 Në ora: 22:20
Teuta

Skuadra e Tetutës ka njoftuar në rrjetet e saj sociale se ata do të udhëtojnë për në Poloni, aty ku do të zhvillojnë pjesë e mbetur të fazës përgatitore.

Pritet që në Opalencia, ekipi durrsak të kryej stërvitje intesive, sikurse disa ndeshje miqësore në prag të edicionit të ri në Superiore. 

“Ditën e martë, ekipi ynë do të udhëtojë drejt Polonisë, më konkretisht në Opalenica, ku do të zhvillojë dhe fazën e dytë përgatitore në prag të sezonit të ri 2025/26.

Gjatë qëndrimit atje, përveç seancave stërvitore intensive, janë planifikuar edhe disa ndeshje miqësore, për të cilat do t’ju informojmë në ditët në vijim”, shkruan klubi i Tetuës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat