Mesfushori shqiptar drejt kalimit tek klubit tjetër italian

Futboll

Mesfushori shqiptar drejt kalimit tek klubit tjetër italian

Më: 10 gusht 2025 Në ora: 11:14
Kristjan Asllani

Interi po punon dita-ditës për t’i gjetur një ekip Kristjan Asllanit.

Me ardhjen e Cristian Chivu në stol këtë sezon, mesfushori i kombëtares shqiptare nuk është më në planet e zikaltërve.

Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, ekipi pretendent ku Asllani mund të luajë në sezonin e ri është Bologna.

Me dëmtimin e fundit të Lewis Ferguson ku pritet të qëndrojë jashtë për të paktën 3 javë, kuqeblutë po ndjekin tashmë shqiptarin.

Edhe pse mesfushori kuqezi nuk është në planet e klubit, Interi nuk do ta linte atë të largohej lehtë. Zikaltrit kërkopjnë të paktën 20 milionë euro për të shitur përfundimisht Kristjan Asllanin

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat