Edhe Torino futet në garë për lojtarin shqiptar

Futboll

Edhe Torino futet në garë për lojtarin shqiptar

Më: 12 gusht 2025 Në ora: 11:11
Kristjan Asllani

Torino i është bashkuar listës së klubeve të interesuara për Kristjan Asllanin.

Sipas “TMW”, klubi granata i ka vënë syrin mesfushorit të Interit dhe po e shqyrtojnë seriozisht këtë transferim, duke marrë në konsideratë edhe një kalim të mundshëm në formacionin me skemën 4-3-3.

Shqiptari është jashtë projektit të zikaltërve, pas tre sezonesh si lojtar mbështetës, ndjen nevojën për një ndryshim të situatës për të gjetur qëndrueshmëri.

Dhe Torino do të ishte një perspektivë e mirëpritur, veçanërisht nëse Marco Baroni do ta vendoste atë në qendër të mesfushës së tij.

Nuk është sekret që Asllani është gjithashtu në shënjestër të klubeve të tjera, me Fiorentinën që potencialisht do të rikthehet në skenë nëse Rolando Mandragora largohet, dhe Bologna përpiqet të pyesë si Interin ashtu edhe rrethin e lojtarit.

Megjithatë, Torino aktualisht po e shqyrton këtë transferim, megjithëse kontakti fillestar me Interin nuk është bërë ende.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat