Dinamo prezanton transferimin e bujshëm

Futboll

Dinamo prezanton transferimin e bujshëm

Më: 16 gusht 2025 Në ora: 11:37
Bernard Berisha - djathtas

Dinamo ka përforcuar repartin ofensiv me një prej transferimeve më të bujshme në këtë merkato.

Kryeqytetasit kanë prezantuar ditën e sotme Bernard Berishën si transferimin më të ri.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Dinamos. Bernard Berisha do të vihet nën urdhrat e Ilir Dajës që në ndeshjen e radhës ndaj Jagiellonias në transfertë.

"Bernard Berisha, dhurata e madhe e presidentit Adrian Bardhi për trajnerin Ilir Daja, ka bërë edhe prezantimin me fanellën e Dinamo City, pas akordit të arritur disa ditë më parë.

Sulmuesi i njohur për kualitetin dhe eksperiencën e tij, i bashkohet skuadrës dinamovite para ndeshjeve të Play-off-it të Conference League kundër polakëve të Jagiellonias.

Bernard Berisha do të mbajë fanellën me numrin 23 te Dinamo City", njofton Dinamo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat