Barcelona rikthehet në fushë, katalanasit sfidojnë Mallorcan e Muriqit

Futboll

Barcelona rikthehet në fushë, katalanasit sfidojnë Mallorcan e Muriqit

Më: 16 gusht 2025 Në ora: 11:40
Foto ilustrim

Barcelona rikthehet sonte në fushën e lojës për të luajtur javën e parë të La Ligas.

Kampionët e Spanjës do të udhëtojnë në transfertë për t’u përballur me Mallorcan.

Skuadra e Vedat Muriqit pret katalanasit në orën 19:30 me një mision tepër të vështirë, të ndalojnë kampionët. Më pas në orën 21:30 do të zhvillohet takimi tjetër Alaves-Levante.

Një tjetër sfidë interesante në javën e parë të kampionatit spanjoll, është ajo mes Valencias dhe Real Sociedadit që do të zhvillohet po në orën 21:30.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat