Onana rikthehet në portë kundër Fulhamit

Futboll

Onana rikthehet në portë kundër Fulhamit

Më: 19 gusht 2025 Në ora: 19:48
Andre Onana

Andre Onana pritet të rikthehet si titullar në portën e Manchester United këtë fundjavë kundër Fulhamit, sipas raportimeve nga talkSPORT.

Portieri kamerunas u la jashtë në derbin kundër Arsenalit, por trajneri Ruben Amorim do ta kthejë në formacionin startues.

Sipas burimeve nga talkSPORT, rikthimi i tij është një lajm i mirë për “Djajtë e Kuq”, që synojnë të rifitojnë formën.

Ndonëse përballet me kritika të shpeshta, ai po duket prapë opsion më i besueshëm se turku Altay Bayndir.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat