Sulmuesi 26-vjeçar firmos me ish-ekipin e Muçit

Futboll

Sulmuesi 26-vjeçar firmos me ish-ekipin e Muçit

Më: 26 gusht 2025 Në ora: 12:32
Ernest Muçi e Ilir Daja

Ermal Krasniqi është futbollisti më i ri i Legias së Varshavës.

Sulmuesi 26-vjeçar vendosi që të largohej nga Sparta e Pragës, për të nisur një të re me ish-ekipin e Ernest Muçit në Poloni.

Tek Legia, Krasniqi është transferuar në formë huazimi.

Kjo formulë do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit të ardhshëm, ndërkohë që klubi polak ka të drejtën e blerjes.

Kujtojmë se Krasniqi spikati tek Ballkani në Superligën e Kosovës. Ai ishte një ndër liderit e sulmit tek ekipi nga Theranda, në kohën kur Ilir Daja ishte trajner i tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat