Rashica nuk u ftua te Kosova, kjo është arsyeja

Futboll

Rashica nuk u ftua te Kosova, kjo është arsyeja

Më: 29 gusht 2025 Në ora: 19:23
Rashica

Selektori i Kosovës, Franco Foda sot ka bërë publike listën për dy ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror, ndaj Zvicrës dhe Suedisë.

Çuditërisht në listë nuk figuronte emeri i anësorit, Milot Rashica.

Futbollisti nga Vushtrria nuk ishte i grumbulluar as mbrëmë për skuadrën e Besiktasint, në ndeshjen e play-offit të Conference League, ndaj Laussane.

Sipas gaztearit, Arlind Sadiku, arseja e mungesës së Rashicës është për shkak të një lëndimi që e ka munduar që disa javë.

Kosova me 5 shtator luan ndaj Zvicrës në Bazel, derisa me 8 shtator në ”Fadil Vokrri” e pret Suedinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat