Safije Sadiki Shaini e uron ekipin e Futsal Forca për suksesin në “Main Round

Futboll

Safije Sadiki Shaini e uron ekipin e Futsal Forca për suksesin në “Main Round

Më: 31 gusht 2025 Në ora: 11:46
Forca

Futsal Club Forca nga Kumanova arriti të kualifikohej në “Main Round” të Ligës së kampionëve europian në futsal, duke e përsëritur kështu suksesin e sezonit të kaluar.

Për këtë ka reaguar zëv/ministrja e sportit, Safije Sadiki Shaini. Ajo suksesin e djemve të Futsat Forca e quajti krenari sportive.

"Sonte isha e pranishme në përballjen vendimtare ku Forca tregoi lojë të madhe dhe fitoi bindshëm 5–0 ndaj kampiones së Armenisë Yerevan FC.

Urime ekipit për këtë fitore të madhe dhe për vazhdimin në garë – krenaria jonë sportive!:, - ka uruar Sadiki Shaini.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat