Dukagjini i Ismet Munishit thellon në krizë Malishevën 

Futboll

Dukagjini i Ismet Munishit thellon në krizë Malishevën 

Nga: K.G. Më: 31 gusht 2025 Në ora: 18:29
Dukagjini

Dukagjini i Klinës kthehet me tre pikë nga stadiumi “Liman Gegaj” në Malishevë. 

Malisheva është thelluar edhe më shumë në krizë, duke pësuar humbjen e dytë pas tre javëve të para në Kampionatin e Kosovës në futboll.

Dukagjini shënoi fitore me rezultat 1:0 ndaj Malishevës.

Futbollisti Altin Mërlaku realizoi gol të bukur me kokë në minutën e 64-të.

Kryetrajneri Ismet Munishi padyshim se po kalon javët më të mira me Dukagjinin, skuadër që renditet në vend të dytë me 6 pikë e Malisheva në të 9-tin me vetëm një pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat