Milani ka dy lojtarë me valixhe në duar

Futboll

Milani ka dy lojtarë me valixhe në duar

Më: 3 shtator 2025 Në ora: 12:20
Milani

Merkato e Milanit në hyrje është mbyllur, por jo në dalje. Dy futbollistë mund të largohet dhe bëhet fjala për Ismail Benaser dhe Jacine Adli.

Ofertat kanë qenë të shumta gjatë merkatos së verës, por asgjë nuk është konkretizuar. Në Turqi merkato akoma nuk është mbyllur dhe kështu premtohen lëvizje.

Trabzonspori ka afruar huazimin për të paguar pagën e Benaser. Milani e ka pranuar këtë ofertë, por mbetet vetëm në dorën e Benaser tashmë.

Për Adlin është i interesuar Al Shabab. Arabët janë të gatshëm për ta afruar në skuadër, pas sezoni që futbollisti i Milanit kaloi i huazuar te Fiorentina.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat