Kompany: I besoj klubit

Futboll

Kompany: I besoj klubit

Më: 9 shtator 2025 Në ora: 11:52
Vincent Kompany

Bayern Munih e ka nisur mirë këtë sezon në Bundesliga, duke i fituar ndeshjet e luajtura deri më tani.

Në prag të rikthimit të kampionatit, trajneri i bavarezëve Vincent Kompany, ka folur për gjendjen e skuadrës dhe merkaton.

“Unë e di se cila është puna ime, të sigurohem që lojtarët që kam në dispozicion të performojnë në nivelin më të lartë. Për merkaton kemi njerëz që punojnë shumë. 

Unë u besoj atyre dhe jam i kënaqur me atë që bërë këtë verë”, deklaroi trajneri belg.

“Jemi një ekip i mirë, që me ardhjen e Jackson ka marrë edhe një forcë tjetër në sulm.

Në duhet të punojmë shumë për të mbrojtur trofeun e fituar vjet në kampionat dhe të synojmë më shumë në Europë”, tha Kompany.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat