Sylvinho besimplotë në rrjetet sociale: Luajtëm me zemër dhe me shpirt

Futboll

Sylvinho besimplotë në rrjetet sociale: Luajtëm me zemër dhe me shpirt

Më: 10 shtator 2025 Në ora: 18:33
Pablo Zabaleta, Doriva dhe Sylvinho

Shqipëria mposhti mbrëmjen e djeshme në “Air Albania” ekipin e Letonisë me shifrat 1-0 falë golit të shënuar me penallti nga Asllani. Ditën e sotme, pas kësaj fitoreje të madhe, Sylvinho ka reaguar në rrjetet sociale.

Trajneri i kombëtares shqiptare duket tepër i kënaqur me paraqitjen e të besuarve të tij në përballjen ndaj Letonisë.

Gjithashtu, Sylvinho thotë se do të ndjekin synimin deri në fund.

“Pas fitores sonë të madhe kundër Letonisë, dua të falënderoj të gjithë grupin e futbollistëve për përkushtimin e tyre gjatë ditëve të grumbullimit. Ne luajtëm me zemër dhe shpirt dhe vazhdojmë të ndjekim synimin tonë.

Falënderimet e mia shkojnë gjithashtu për stafin teknik, stafin e FSHF, drejtuesit dhe tifozët, të cilët na mbështetën gjatë gjithë ndeshjes. Le të vazhdojmë kështu. Forca Shqipëri!!!”, u shpreh Sylvinho.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat