Vendoset stadiumi ku Tirana do të presë Flamurtarin

Futboll

Vendoset stadiumi ku Tirana do të presë Flamurtarin

Më: 11 shtator 2025 Në ora: 12:16
Tirana

Tirana – Flamuartari është një nga ndeshjet më të rëndësishme të javës së 3-të të kampionatit. Takim që është parashikuar të luhet ditën e shtunë në orën 16:00.

Tashmë ka marrë fund pritja e tifozëve për stadiumin. Është vendosur që kjo sfidë të luhet në kryeqytet, saktësisht në “Selman Stërmasi”.

Tiran rikthehet kështu pas disa muajsh të luajë ndeshjet si pritëse në “Selman Stërmasi”, teksa këtë herë do të presë vlonjatët për të bërë mes tyre llogaritë e fitores.  

FSHF-ja i ka dhënë kështu “dritën jeshile” kryeqytetasve, teksa pritet vetëm zyrtarizimi për këtë takim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat