Bellingham rikthehet në fushë: Më keni munguar

Futboll

Bellingham rikthehet në fushë: Më keni munguar

Më: 21 shtator 2025 Në ora: 15:18
Jude Bellingham

Jude Bellingham u kthye në fushë, pas dy muajsh mungesë.

Mesfushori luajti me Realin në 10 minutat e fundit, në fitoren ndaj Espanyol.

Pas takimit, ai bëri një postim, në rrjetet sociale.

“Më ka munguar shumë kjo dhe të gjithë ju. Jam vërtet i përulur nga dashuria që më dhatë në stadium sot dhe mbështetja gjatë gjithë periudhës së rikuperimit.

Do të thotë shumë për mua. Tani për më shumë. Hala Madrid”- shkruajti ai.

Kujtojmë që Bellingham mungoi këtë periudhë kohe pasi kreu operacion në shpatull.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat