Nëna e Dembeles: Ky Top i Artë është për krejt Afrikën

Futboll

Nëna e Dembeles: Ky Top i Artë është për krejt Afrikën

Më: 23 shtator 2025 Në ora: 19:47
Nëna e Ousmane Dembelesë

Nëna e Ousmane Dembelesë, Fatimata, ka thënë se trofeu i Topit të Artë që e ka fituar Ousmane Dembele vlen për gjithë Afrikën nga e ka prejardhjen ylli francez.

28-vjeçari mbrëmë u kurorëzua si lojtari më i mirë në botë duke lënë pas adoleshentin e Barcelonës, Lamine Yamal.

“Do ta marrim kudo këtë Top të Artë, madje edhe në Senegal”, ka thënë Fatimata, nëna e Dembelesë.

“Ky Top i Artë është për krejt Afrikën".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat