Ekitike flet për kartonin e kuq

Futboll

Ekitike flet për kartonin e kuq

Më: 30 shtator 2025 Në ora: 17:36
Hugo Ekitike

Kundër Southamptonit në ndeshjen e Kupës së Ligës, Hugo Ekitike shënoi në minutën e 85-të, duke i dhënë fitoren Liverpulit. I mbingarkuar nga emocionet, sulmuesi francez hoqi fanellën për të festuar, një veprim që i solli atij një karton të kuq.

Në një intervistë, Ekitike kërkoi falje dhe premtoi se nuk do të bënte sërish të njëjtin gabim:

“Nuk ishte një veprim i zgjuar. U trishtova duke parë djemtë nga shtëpia të shtunën (gjatë humbjes në Premier League ndaj Crystal Palace).

Siç thashë, u kërkoj falje të gjithëve, të gjithë shokëve të mi të ekipit. Nuk do të ndodhë përsëri. Tani le të vazhdojmë”, tha sulmuesi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat