Kërkojnë rikthimin te fitorja ndaj Egnatias

Futboll

Kërkojnë rikthimin te fitorja ndaj Egnatias

Më: 2 tetor 2025 Në ora: 11:28
Vora

Vora pas humbjes me Vllaznisë do të kërkojë rikthimin te fitorja në ndeshjen e radhës.

Kundërshtari i tyre do të jetë Egnatia, takim që do të luhet ditën e dielë në orën 14:00 dhe është i vlefshëm për javën e 6-të të kampionatit.

Ekipi i Arian Bellait prej ditësh vazhdon përgatitjet për këtë përballje, me ekipin që po stërvitet intensivisht për duelin me kampionët. Por paralelisht klubi ka nxjerrë në shitje edhe biletat.

Kështu një biletë në tribunën përballë kushton 300 lekë, ndërsa një biletë për tribunën ku do të vendosen tifozët miq kushton 500 lekë. Po kaq kushton një biletë edhe për tribunën VIP..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat