Granit Xhaka me shokë duarbosh në përballjen me Manchester Utd

Futboll

Granit Xhaka me shokë duarbosh në përballjen me Manchester Utd

Nga: K.G. Më: 4 tetor 2025 Në ora: 17:54
Manchester Utd

Manchester Utd nuk lejon befasi në “Old Trafford”, duke e mposhtur me rezultat 2:0 befasinë më të këndshme deri me tash, Sunderlandin e Granit Xhakës.

‘Djajtë e Kuq” shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Sunderlandit, në takimin e javës së shtatë të Premier League në futboll.

Dy golat e pjesës së parë vulosën fatin e ndeshjes.

Autorë të golave janë futbollistët Mount (8') e Sheshko (31').

Kapiteni Xhaka si zakonisht nga minuta e parë, ndërsa u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 76-të,

Sunderland renditet në vend të gjashtë me 11 pikë, ka një më shumë se Manchester Utd që gjendet dy pozita më poshtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat