Selektori slloven pas ndeshjes me Kosovën: Mund të pendohemi!

Futboll

Selektori slloven pas ndeshjes me Kosovën: Mund të pendohemi!

Nga: K.G. Më: 11 tetor 2025 Në ora: 00:28
Pamje nga ndeshja

Selektori i Sllovenisë, Matjazh Kek, thotë se patën raste të mirë për të marrë tre pikë në Prishtinë në përballje me Kosovën.

Ndeshja mes Kosovës dhe Sllovenisë mbyllet baras (0:0) në kuadër të xhiros së tretë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror në futboll.

“Në pjesën e dytë, mendoj se humbëm dy pikë. 

Për sa i përket kësaj, nuk mund të jemi të kënaqur. 

Mund të pendohemi për rastet e humbura, por të hënën kemi një ndeshje të re. 

Kjo pikë nuk mund të na kënaqë për atë të cilën punuam, pavarësisht gjithë përpjekjeve të bëra nga lojtarët.

E patëm kundërshtarin nën kontroll si asnjë tjetër për një kohë të gjatë, por na mungoi pak më shumë përqendrimi”, tha mes të tjera Kek.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat