Serbët e japin lajmin me zemër të thyer për Kosovën dhe kryetitull!

Futboll

Serbët e japin lajmin me zemër të thyer për Kosovën dhe kryetitull!

Nga: K.Goca Më: 13 tetor 2025 Në ora: 23:03
Pamje nga ndeshja

Serbët po shokohen! Serbët me zemër të thyer! Kosova po shkon përpara, Serbia në ferr nga Shqipëria!

Mediumi serb “B92” ka shkruar me zemër të thyer e duke fyer siç e kanë zakon me propagandën e tyre, shkruan pa fije turpi fjalën e ashtuquajtur. 

“Futbollistët e kombëtare së Kosovës arritën një fitore shumë të rëndësishme në kualifikueset e Kupës së Botës kundër Suedisë në Goteborg me rezultatin 1:0.

Tronditi Suedinë. Arriti pikën e shtatë, e cila është vetëm tre më pak se Zvicra, e cila është në vendin e parë me dhjetë pikë me dy raunde të mbetura në kualifikuese.

Shënuesi i vetëm në ndeshje ishte Fisnik Asllani në minutën e 32-të të ndeshjes.

Kundërshtari tjetër i Kosovës do të jetë Sllovenia në Lubjanë, ndërsa Suedia do të luajë kundër Zvicrës”, shkruan ky medium serb.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat