Tifozët ofrojnë pagesën e klauzolës së lirimit të trajnerit

Futboll

Tifozët ofrojnë pagesën e klauzolës së lirimit të trajnerit

Më: 14 tetor 2025 Në ora: 14:57
Avram Grant

Zambia ishte një zhgënjim i vërtetë në kualifikueset e Botërorit 2026.

Ekipi përfaqësues e mbylli në vendin e katërt duke grumbulluar vetëm 9 pikë nga 8 ndeshje.

Për këtë, Qeveria ka vendosur që të ndërpresë fondet, ndërsa pret ndryshime në strukturat drejtuese të federatës.

Tifozët ndërkohë janë të vendosur dhe kërkojnë shkarkimin e trajnerit.

Avram Grant ka drejtimin e skuadrës, që po zhgënjen.

Tifozët kanë ofruar të paguajnë edhe klauzolën e lirimit përmes “Gofund”. Vendim që vjen për shkak të kushteve të vështira financiare të federatës, pasi Qeveria ndërpreu fondet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat