Altin Lala tregon pozicionin ideal për Armando Brojën

Futboll

Altin Lala tregon pozicionin ideal për Armando Brojën

Më: 17 tetor 2025 Në ora: 11:45
Armando Broja

Sulmuesi i Kombëtares Armando Broja u rikthye në versionin e tij më të mirë në miqësoren ndaj Jordanisë, e përkthyer me gol dhe asist.

Ish-mesfushori i Shqipërisë Altin Lala ka përcaktuar pozicion ideal që 24-vjeçari mund të jetë “vrasës” para portës mike: 

“Mendimi im ka qenë edhe para ndeshjes me Serbinë.

Nuk e shikoj Brojën në krah. Nuk janë vrapimet apo lëvizjet e tij kur është loja pa topë.

Veprimet që duhet ti bëjë një lojtar krahu, Broja nuk i ka natyrale, sepse ka luajtur gjithmonë në sulm. E shoh Brojën me tepër në qendrës se sa në krahë.

Gjithsesi, kjo është zgjedhje e trajnerit”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat