Vedat Muriqi e çon peshë Spanjën! Ekipi i njohur i tronditur

Futboll

Vedat Muriqi e çon peshë Spanjën! Ekipi i njohur i tronditur

Nga: K.Goca Më: 18 tetor 2025 Në ora: 15:48
Vedat Muriqi

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, është në formën më të mirë të mundshme.

Treguesi më i mirë është ndeshja e sotme mes Sevillës dhe Mallorca, Muriqi realizoi gol. 

Mallorca ka shënuar fitore me rezultat 1:3  ndaj Sevillës vendase.

Vargas shëno në minutën e 16-të për Sevillën.

Mysafirët këndellen në pjesën e dytë.

Futbollisti Muriqi në minutën e 67-të ka barazuar rezultatin.

Ai doli në pozitë ideale e me goditje të fortë nga afërsia shkundi portën e vendasve.

Ndërsa Joseph minutën e 72-të dhe të 77-tën realizoi dy gola, 1:3.

Muriqi është zëvendësuar në minutën e 90-të.

Sevilla renditet në vend të shtatë me 13 pikë e Mallorca në të 15-tin me 8 sosh pas javës së 9-të të kampionatit spanjoll.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat