Lusi Enrique: Për mua është Dembele, jo Topi i Artë

Futboll

Lusi Enrique: Për mua është Dembele, jo Topi i Artë

Më: 21 tetor 2025 Në ora: 20:42
Luis Enrique

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, ka reaguar ndaj pyetjeve për Topin e Artë, duke theksuar se për të dhe për ekipin, më e rëndësishme është energjia dhe personaliteti i lojtarëve, e jo çmimet individuale.

“Ju i shikoni gjërat ndryshe”, tha Enrique në konferencë për shtyp.

“Ajo që ka më shumë rëndësi për ekipin është personi dhe energjia që sjell një lojtar, jo kush e ka fituar Topin e Artë. Topi i Artë ka mbaruar. Ne duhet të punojmë për të fituar ndeshjet e ardhshme”.

Trajneri spanjoll theksoi se për të është shumë më e rëndësishme rikthimi i disa lojtarëve kyçë.

“Ju i jepni shumë vlerë Topit të Artë, por për ne nuk do të thotë asgjë.

Për mua, është shumë më e rëndësishme që po rikthehen lojtarë si Marquinhos, Desire Doue dhe Ousmane Dembele.

Më gëzon më shumë energjia dhe personi që po rifitojmë te Dembele, sesa çdo çmim individual. Topi i Artë është e shkuara”.

Ky reagim i Enriques vjen në një kohë kur fokusi i mediave është te fituesi i fundit i Topit të Artë, ndërsa ai kërkon të zhvendosë vëmendjen te përgatitjet për sfidat që vijnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat