Skuadra shqiptare bën çmenduri në Maqedoninë e Veriut

Futboll

Skuadra shqiptare bën çmenduri në Maqedoninë e Veriut

Nga: K.Goca Më: 24 tetor 2025 Në ora: 17:02
Arsimi nga Çegrani

Arsimi nga Çegrani ka befasuar për të mirë në Kavadar, humbjen nga 1:3 e riktheu në fitore me rezultat 4:3 ndaj Tikveshit në kuadër të javës së dhjetë të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll.

Futbollisti Shefit Shefiti është trim i ndeshjes, duke shënuar het-trik në këtë fitore me përmbysje të çmendur.

Vendasit avancuan me 2:0, 3:1 dhe mysafirët bën mrekullinë, ngadhënjen me 3:4. 

“Çmenduri në Kavadar.

Djemtë verdh e zinjë bëjnë mrekullinë dhe rikthejnë rezultatin nga 3:1 në 3:4. 

Vetëm zemra, djersa dhe mundi i sinqertë i sjellë këto rezultate.

Super Shefit Shefiti me hattrick dhe Alban Taipi përmbysin Tikveshin dhe bëjnë suprizën e rradhës në kampionat!”, shkruan në faqen e KF Arsimit.

Arsimi renditet në vend të tetë me 11 pikë, ka tre më shumë se Tikveshi që gjendet një vend më poshtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat